Escobari në Kosovë edhe për dinarin, Kusari-Lila: Vendimi për dinarin është i pakthyeshëm

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, duke komentuar vizitën e të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar në Kosovës për çështjen e dialogut dhe dianrit, tha se vendimi për dinarin është i pakthyeshëm. Kusari tha se e vetmja valuta në Kosovë është euro.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kosova është peng i keq menaxhimit të Qeverisë Kurti. Kritikon kryeministrin se çështjen e brendshme siç është vendimi për dinarin e bëri temë ndërkombëtare duke mos pasur koordinim me SHBA-të. Sipas tij, në vend se emisari i SHBA-së Escobar gjatë vizitës në Kosovë të flas për të ardhmen euro-atlantike të vendit, ai ka paralajmëruar se qëllimi i vizitës është dialogu dhe dinari./21Media

Back to top button