“Është arrestuar 27-vjeçari”, detaje rreth kapjes së të dyshuarit për pedofili

Pas kronikës së TV21, Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme ka arrestuar të dyshuarin për pedofili nga qyteti i Tetovës.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se bëhet fjalë për një 27-vjeçar nga Teraca e Tetovës.
“Pjesëtarët e SPB Tetovë, dje (10-gusht) rreth orës 17.00, në Tearcë të Tetovës, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin M.A. nga ky fshat, për shkak të dyshimit se ka kryer e veprës penale “joshja e një fëmije nën moshën 14-vjeç, për akte të seksuale dhe tjera”. Bëhet fjalë për një të mitur nga Kosova fqinje dhe sipas raportit vepra është kryer përmes rrjeteve sociale. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës ndaj personit M.A. do të vijojë një parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë./TV21

Back to top button