“Është bërë pagesa e shtesave për fëmijë”

Ministri i Financave, hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.
“831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme.”, ka bërë të ditur ministri përmes Facebook-ut.
Siç ka njoftuar ministri javë më parë, nga 1 janari i vitit 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç. Mbështetja për fëmijët e moshës 0-24 muaj do të jetë 20 euro në muaj, kurse për ata nën moshën 16 vjeç do të jetë 10 euro./21Media 

Back to top button