“Mbi 700 njerëz çdo vit vdesin në Kosovë si pasojë e ndotjes së ajrit”

Me rastin e Ditës botërore të habitatit, UN-Habitat Kosova sot u mbajt aktiviteti me temën ‘Përshpejtimi i veprimit urban për një botë pa karbon’.
Presidentja Vjosa Osmani tha se është koha e fundit që edhe Kosova të veprojë drejt një bote të çliruar nga karboni. Ajo deklaroi se duhet punohet fort si nga shoqëria, ashtu edhe institucionet e vendit për largimin e karbonit.
“Për të pasur sukses në këtë drejtim, përveç vullnetit dhe buxhetit, duhet pasur edhe vizion për një të ardhme pa karbon”, tha ajo.
Kryeministri Albin Kurti u shpreh se derisa qytetet janë burimi kryesor i ndotjes, ato janë edhe bërthama zgjidhjes së këtij problemi.
“Është e domosdoshme që ne të marrim hapa konkret për të eliminuar ndotjen, pasi që është bërë shkaktar i vdekjeve të parakohshme në vend, tha ai.
Kryeministri Kurti theksoi se shkaktarët e ndotjes mbeten ngrohja individuale, prodhimi i energjisë dhe transporti.
Derisa 53 përqind e ndotjes së vendit vjen nga amvisëritë familjare.
Sipas Kurtit, ngrohja globale dhe pabarazia shoqërore mbeten sfidat kryesore.
Omar Siddique, shef i Zyrës dhe këshilltar kryesor teknik në UN-Habitat Kosovë, theksoi se ndikimet e ndotjes së ajrit bien gjithmonë ndaj njerëzve, ku mbi 700 njerëz çdo vit vdesin në Kosovë si pasojë e ndotjes së ajrit.
Ai theksoi se pasojat e ndotjes paraqesin rrezikshmëri të lartë edhe në sektorin e ushqimit dhe krijojnë pasiguri ekonomike.
Siddique tha po ashtu se çdo kompani duhet të ketë strategji zero emitime.
Ai kërkoi nga autoritetet e vendit që të angazhohen në ruajtjen e mjedisit dhe ambientit.
Ndërsa, tani po mbahet panel diskutimi me temën se si mund të përshpejtojë Kosova veprimet urbane për një botë pa karbon, ku për diskutim është Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, deputete e Kuvendit dhe profesoresha e Menaxhimit të Mjedisit, Jelena Dokiq.

Back to top button