Është mbret i një shteti të BE-së, por nuk dëshiron të rri pa punuar

Mbreti i Holandës, Willem Alexander ka punuar fshehurazi si pilot!

Mbreti i Holandës, Willem Alexander, ka pranuar se ka punuar fshehurazi si pilot në një kompani ajrore, ka raportuar BBC.

Mbreti dy herë ka punuar këtë muaj si pilot për kompaninë KLM Sitihuper, aeroplanët e së cilës kompani qarkullojnë kryesisht nëpër vijat në Evropë. Gjatë drejtimit të aeroplanit, ai zakonisht i është drejtuar udhëtarëve me një emër të rremë, por një numër i udhëtarëve e kanë njohur zërin e tij, shkruan rtv21.tv

Mbreti gjatë kësaj vere planifikon të ngritë kualifikimin e tij, me qëllim që nga drejtimi i aeroplanit Foker, të cilin e drejton tani, të kaloj në drejtimin e aeroplanit Boing737.

Willem Alexander , në intervistën dhënë gazetës De Telegraf, pranoi se për 21 vjet me radhë, dy herë në muaj, ka punuar si ndihmës-pilot dhe se do të vazhdoi edhe më tutje ta bëjë këtë.

Në një intervistë të mëhershme, Mbreti i Holandës kishte theksuar se po mos të kishte lindur në Pallat, ëndrra e tij do të kishte qenë që të drejtonte një aeroplan të udhëtarëve Boing 747, prandaj nuk befason fakti se ai synon të kualifikohet dhe të merr lejen për drejtimin e aeroplanëve më të mëdhenj të udhëtarëve. Ai më tutje qartësoi se dëshira dhe ëndrra e tij për të qenë pilot është mbështetur nga nëna, Beatriksa, e cila u largua nga froni në vitin 2013, duke ja hapur rrugën të birit të saj për të marrë përsipër fronin e Mbretit të Holandës./21Media

Back to top button