Ankaraja i përgjigjet Berlinit: Nëse largoheni, lamtumirë!

Baza Inçirllik, “mollë sherri” mes Turqisë dhe Gjermanisë

Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se Turqia do t’i thotë lamtumirë Gjermanisë, nëse Berlini vendos të tërheq ushtarët gjermanë nga baza e NATO-s, Inçirllik.

Duke komentuar vizitën në Uashington të presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan dhe takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump,Çavusoglu  nënvizoi se administrata amerikane ka treguar sinqeritet më të madh kundrejtë Ankarasë, se sa administrata paraprake, shkruan rtv21.tv

Ai me këtë rast tha se Uashingtoni ka bindur Ankaranë se armët, të cilët i ka dërguar kryengritësve kurdë, do të përdorën vetëm gjatë operacioneve për çlirimin e qytetit Raka, në Siri, e jo kundër Turqisë.

Sa i përket porosive nga Berlini, ku kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel paralajmëroi se ushtria gjermane mund të largohet nga baza Inçirllik, nëse autoritetet turke edhe më tutje pamundësojnë vizitat e deputetëve gjermanë në këtë bazë,Çavusoglu  tha se nëse gjermanët vendosin të largohen, atëherë Turqia do të ju thotë lamtumirë.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Zigmar Gabriel, ka deklaruar se ai ka kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në grindjen e vendit të tij me Turqinë.

Ai këtë e tha pas takimit që pati në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tillerson.

Gabriel gjithashtu qartësoi se shkëmbimi i të dhënave të inteligjencës me amerikanët është i domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe nënvizoi se kjo praktikë nuk do të ndërpritet, pavarësisht raporteve se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka përcjellë informata të besueshme zyrtarëve rusë./21Media

Back to top button