Kaloni te përmbajtja kryesore

Eskorta e Mustafës shkakton aksident

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet

Shkaktari i këtij aksidenti del të jetë eskorta e kryeministrit të vendit Isa Mustafa.

Siç raporton KP përveç bllokimit të rrugës, eskorta  e kryeminsitrit Mustafa ka shkaktuar aksident në mes të një veture dhe kamioni.

Në video shihet se si vetura e penguar nga eskorta e kryeministrit, godet  kamionin, ku fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Rasti ka ndodhur në rrugën ’Agim Ramadani’, pas mbledhjes së kabinetit të Isa Mustafës në orën 10:00 të ditës së sotme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button