Estonia i bashkohet ndalimit të hapësirës ajrore për linjat ajrore ruse

Më shumë vende po ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore – e fundit që njoftoi një lëvizje të tillë është shteti baltik i Estonisë, i cili kufizohet me Rusinë.
Shtetet e tjera baltike, Lituania dhe Letonia po përgatiten gjithashtu të ndërmarrin hapin në të njëjtën kohë, thuhet nw një deklaratë nga ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.
Polonia, Bullgaria dhe Republika Çeke gjithashtu kanë vendosur ndalime.
Të enjten, Britania e Madhe ndaloi linjën ajrore kombëtare ruse Aeroflot të ateronte në Britani.
Duke shkruar në Twitter, kryeministrja estoneze Kaja Kallas u bëri thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin.
“Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”, tha ajo./21Media

Back to top button