Estonia mposhti Lituaninë

(Lajm i përditësuar)
Estonia mposhti Lituaninë
Estonia ka fituar ndeshjen kundër Lituanisë në kuadër të Kampionatit Evropian U20, që po mbahet në Prishtinë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 28:24 në favor të Estonisë.
Përfundoi pjesa e parë, Estonia në epërsi
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së hendbollit ndërmjet Estonisë dhe Lituanisë që po mbahet në Prishtinë.
Në 30 minutat e parë të ndeshjes rezultati është 12:09 në favor të Estonisë.
Ka filluar ndeshja ndërmjet Estonisë dhe Lituanisë në kuadër të Kampionatit Evropian U20, që po mbahet në Prishtinë.
Pas kësaj ndeshje sot na pret edhe një ndeshje tjetër ajo mes Britanisë së Madhe dhe Latvisë që pritet të nis nga ora 19:15./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?