Estonia ndalon importin e gazit rus

Disa ditë pasi Lituania deklaroi se kishte ndërprerë plotësisht importet e gazit rus, një tjetër shtet baltik, Estonia, ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë.
Qeveria në Talin thotë se synon t’i japë fund importeve të gazit rus në kohë për fillimin e “sezonit të ngrohjes” në vjeshtë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
“Sot morëm një vendim për të ndaluar blerjen e gazit rus. Nuk është e mundur të vazhdohet duke ushqyer një makinë luftarake ruse”, tha kryeministri estonez Kaja Kallas në një konferencë për shtyp.
Edhe pse vetëm 7% e energjisë së Estonisë vjen nga gazi, pothuajse e gjithë importohet nga Rusia./21Media

Back to top button