Mënyra e zgjedhjes së Kryeprokurorit shqetëson SHBA-në

Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier ka reaguar pas votimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror,. al të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri që të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita, por sipas tij mënyra se si KPK ka zhvilluar procedurat e përzgjedhjes ka dëmtuar besimin në Këshillin Prokurori
“Fakti që anëtarët e KPK-së e shpërfillën ligjin ankesat dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bien ndesh me atë standard. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kandidat të preferuar dhe as nuk kemi gjykuar kualifikimet e kandidatëve individualë. Ne jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimit tonë në KPK si institucion publik”, ka shkruar diplomati amerikan.
“Përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke përfshirë anëtarë të Ambasadës Amerikane, morën pjesë në procedurën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur kryeprokurorin e ardhshëm, por prania e tyre si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit, ka shtuar ai.

I zhgënyer me mënyren e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit është shprehur edhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde. Dje po ashtu ka reaguar edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Kurse, organizatat si IKD, GLPS dhe FOL e kanë cilësuar propozimin e KPK si të papranueshëm./21Media

Back to top button