EULEX arrin në Jarinje

Forca të misionit EULEX sonte kanë arritur në pikën kufitare në Jarinje.
Ekipi i RTV21 po qëndron ne Jarinje dhe raportoi se EULEX-i është parë duke shkuar në pozicionet e Policisë së Kosovës.
Mëgjithatë gjendja atje është e qetë.
Sot është bërë dita e katërtë që dy rrugë nacionale, që lidhin Kosovën dhe Serbinë mbeten të bllokuara nga serbë lokalë, që po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat ndaj Serbisë./21Media 
 

Back to top button