EULEX: Situata e sigurisë në veri e qetë, por me atmosferë të tendosur

Njësia e policisë e EULEX-it e përbërë prej 105 pjesëtarë të policisë po kryer patrullime ditore  të inspektimit në veri të Kosovës. Misioni i EULEX-it i tha RTV21 se që prej muajit korrik policia e EULEX rriti patrullat e tij të zbulimit për të rritur ndërgjegjësimin për situatën.
Misioni i EULEX-it e cilësoi si të qetë sitauatën e sigurisë në veri të Kosovës por tha se në përgjithësi atmosfera është e tensionuar. Deklaratat e Misionit te EULEX-it pasuan gjendjen e krijuar në veriun e vendit, në prag të skadimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave të pronarëve serbë të makinave, më 31 tetor.
Një situatë e tensionuar u krijua në muajin korrik kur serbët lokalë vendosën barrikada në veriun e Kosovës, pas vendimit të qeverisë për zabatimn e masës së reciprocitetit për dokumentet dhe targat më 31 korrik. Misioni i EULEXI-it tha se në korrik, vuri në dukje një prani të konsiderueshme dhe shqetësuese të armatosur në barrikadat e ngritura dhe si përgjigje, EULEX-i i shtoi më tej patrullat e veta të inspektimit në veri të Kosovës. Që prej atëherë misioni tha se nuk ka hasur në një prani të ngjashme që atëherë.
Në përgjigjen e msionit të BE-së për sundimin e Ligjit thuhet se njësia e Policisë e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, duke qenë pjesë e një mekanizmi reagues sigurie me tre shtresa ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe NATO/KFOR-i është i treti.
Misioni i EULEX-ittha se në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, njësia e policisë së EULEX angazhohet vetëm me kërkesë të qartë të Policisë së Kosovës. Misioni I BE-së për sundimin e Ligjit ndërkaq tha se po vazhdon që të jetë i angazhuar në vëzhgimin nga afër të të gjitha zhvillimeve që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë./21Media 

Back to top button