Euro 2024: Austria e fortë për Poloninë

(Lajm i përditësuar)
Euro 2024: Austria e fortë për Poloninë
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Polonisë dhe Kombëtares së Austrisë, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e para të këtij turneu.
Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, Austria e ka mposhtur Kombëtaren e Polonisë me shifrat 3:1, raporton KosovaPress.
Golat që i siguruan fitoren Austrisë u shënuan nga Gernot Trauner (minuta e 9’), Christoph Baumgartner (minuta e 66’) dhe Marko Arnautovic (minuta e 78’).
Ndërkaq, golin e nderit te Polonia e shënoi Krzysztof Piatek në minutën e 30’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Austria renditet në vendin e tretë në Grupin D me tri pikë, aq sa kanë edhe Holanda e Franca në vendin e parë dhe të dytë, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Polonia zë vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Rezultati final, 3:1 në favor të Austrisë.
Polonia merr goditjen e radhës, Austria thellon epërsinë
Është shënuar edhe goli i katërt në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, ku po luhet ndeshja mes Polonisë dhe Austrisë.
Austria e ka thelluar epërsinë në 3:1 në ndeshjen kundër Polonisë, falë golit të shënuar nga Marko Arnautovic, raporton KosovaPress.
Arnautovic shënon në minutën e 78’ për 3:1.
Golin e gjeni më këtu.
Probleme për Poloninë, Austria kalon në epërsi
Është shënuar edhe goli i tretë në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, ku po luhet ndeshja interesante e Euro 2024 mes Polonisë dhe Austrisë.
Kombëtarja e Austrisë ka arritur të kalojë në epërsi prej 2:1 në ndeshjen kundër Polonisë, falë golit të shënuar nga Christoph Baumgartner.
Baumgartner shënon në minutën e 67’ për 2:1.
Golin e gjeni këtu.
Euro 2024: Përfundon pjesa e parë mes Polonisë e Austrisë
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante të Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Polonisë e Austrisë.
Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olympiastadion”, Polonia po barazon 1:1 me Austrinë.
Golin për polakët e shënoi Krzysztof Piatek në minutën e 30’, kurse te Austria golashënues ishte Gernot Trauner në minutën e 9’.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?