Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi në veri

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi në veri, që është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit, i kërkuari dyshohet për implikim në veprimtari penale.

“Policia e Kosovës, (DRP Mitrovicë Veri), mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, paraqet fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprimtari penale. Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë, ku janë publikuar edhe disa fotografi ku shihet i njëjti.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani për rtv21.tv lidhur me rastin ka treguar se i dyshuari më 25 qershor ka sulmuar një grua.

”Njësitet policore kane dal ne vendin e ngjarjes ku aty kane takuar ankueses S. P. (1962) e cila deklaron se, deri sa ishte duke ecur mbi ure, pa pritmas ka ardhe një person dhe ja ka rrëmbyer nga qafa një qafore ari dhe është larguar duke kërcyer mbi rrethojat e kësaj ure ne pjesën Jugore ku edhe janë duke u ndërtuar disa ndërtesa, ankuesja ka pesuar lendime ne kembet e saj pasi qe eshte rrezuar kur I dyshuari ja ka terhequr qaforen gje per te cilen edhe I kemi ofruar tretman mjekesor”, tha Elshani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button