Eurodeputeti: E gjithë bota ka sytë nga Serbia pas gabimit që bëri, Kosova është shtet

Eurodeputeti, Lukas Mandl ka thënë se Serbia ka bërë gabim dhe se për këtë e gjithë bota po shikon drejt asaj.
Mandl në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, tha se Serbia ka bërë gabim të madh që është rreshtuar në anën e kundërt të perëndimit në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.
Diplomati austriak ka folur edhe për dialogun dhe ka thënë se ai nuk është dialog mes Prishtinës e Beogradit, siç i referohet Beogradi zyrtar, por mes Kosovës e Serbisë, transmeton rtv21.tv.
“Unë e quaj dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Për shkak se qytetet nuk flasin me njëri-tjetrin, vendet flasin. Do të arrihet njohja reciproke. Kur dialogu Kosovë-Serbi të kontribuojë në këtë qëllim, kuptimi i tij do të realizohet”, ka thënë ai.
Mandl tha se Kosova është shtet dhe se Serbia duhet të rreshtohet me botën perëndimore, meqë siç tha ai “serbët e meritojnë këtë”.
Mandl është deputet i Partisë Popullore Evropiane (EPP), vjen nga Austria dhe është anëtar i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Kosovën./21Media

Back to top button