Eurodeputeti gjerman: Borrell duhet të mbahet përgjegjës për deklaratën e Stanos për Kosovën

Deklarata e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano se Kosova u ndëshkua pasi që “ u soll në mënyrë joevropiane”, ngjalli reagime të shumta.
E një reagim erdhi edhe nga eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer. Ai përmes një postimi në Tëitter deklaroi se ajo që Stano tha është zëri i shefit të tij, Josep Borrell. Ai I ëkrkoi Borrellit që lidhur me këtë deklaratë të japë përgjegjësi para Parlamentit Europian.
“Çfarëdo marrëzie që zëdhënësi kryesor për punë të jashtme të BE-së shqipton, ai është zëri i zotërisë së tij – dhe
Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Europian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai përqafon dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, shkroi ai në Twitter.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të enjtën në një konferencë për media rbisë, si dhe për letrën që kanë pranuar nga 56 parlamentarë nga Europa dhe SHBA përmes së cilës u kërkoa që të sillen në mënyrë të barabartë si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë, tha se Kosova u ndëshkua për shkak se u soll në “mënyrë joeuropiane”.
Whatever nonsense @ExtSpoxEU utters, he is his master’s voice, and @JosepBorrellF should be held accountable by the European Parliament for a completely failing, greatly biased and unjust policy: the authoritarian Serbian government he cuddles, and Kosovo he lambasts & sanctions. https://t.co/OJTzqIaU5J
— Reinhard Bütikofer (@bueti) August 11, 2023
Pas kësaj përgjigje të Stanos erdhi një pyetje e një gazetareje për Stanon e cila tha se nëse të njëjtën sjellje e ka edhe Serbia.
Deklarata e Stanos u kritkua në rrjete sociale që e akuzojnë BE-në për njëanshmëri./21Media