Eurodeputeti gjerman kritikon Borrellin: E vetmja pengesë që ai e përmend, është Asociacioni

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, është shprehur i shqetësuar duke thënë se Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell po i fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë duke mos kujtuar aktin e agresionit serb të 24 shtatorit.
“Kjo është vërtet interesante: 1. E vetmja pengesë, e cila Borrell përmend, është Asociacioni. A nuk kishte pengesa nga pala serbe? A është e drejtë të “harrohet” përmendja e të gjitha akteve të fundit të agresionit serb? 2. Kryeministri Kurti tha publikisht se ishte i gatshëm të firmoste gjithçka që BE-ja vendosi në tryezë, ndërsa Vuçiq refuzoi një gjë të tillë.Pra, pse atëherë bën Borrelli fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë? 3. A i kujtohet Borrellit që Parlamenti Evropian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës? Pse nuk flitet për këtë? Sa shumë pyetje”, ka shkruar Butikofer.
This is really INTERESTING: 1. The only hurdle, which @JosepBorrellF mentions, is the ASM. Were there no hurdles an the #Serbian side? Is it fair to “forget” mentioning all the recent Serbian acts of aggression? 2. PM #Kurti publicly said that he was willing to sign everything… https://t.co/ufryI4sZnk
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 27, 2023
Të enjten e 26 tetorit në Bruksel u zhvilluan bisedime të reja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Në këto bisedime nuk pati takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.Të dy këta zhvilluan takime të ndara me liderët evropianë, Olaf Scholz dhe Emanuel Macron e Meloni.
Pas takimeve Borrell tha se puna po vazhdon dhe se për Kosovën dhe Serbinë s’ka zgjidhje tjetër përveç asaj që del nga dialog./21Media