Eurodeputeti Mandl gjatë qëndrimit në Izrael i dërgon mesazh shteteve të BE-së për Kosovën

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, po qëndron për një vizitë në Izrael. Në Jerusalem ai është takuar me ambasadoren e Republikës së Kosovës atje, Ines Demiri.
Ai ka thënë se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni.
Mandl tutje ka thënë se vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
“Faleminderit Ines Demiri për bisedën e shkëlqyer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni. Faleminderit! Vendet anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin këtë shembull”, ka shkruar në Twitter, eurodeputeti austriak, mbështetës i Kosovës./21Media

Back to top button