Eurodeputetja holandeze kërkon refuzimin e liberalizmit të vizave për qytetarët me pasaporta serbe
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas ndalimit të shtetasëve të Kosovës nga Serbia të mërkurën derisa ishin duke udhëtuar tranzit me autobusë.
Strik ka thënë se me veprimet e fundit, Vuçiq dëshmon se ka zero synime për të avancuar marrëdhëniet me Kosovën.
Sipas saj, pas këtyre ngjarjeve, do të ishte edhe më absurde që ai de facto të shpërblehej me viza liberalizmin e vizave të BE-së për pasaportat serbe të lëshuara në Kosovë.
“Shpresoj se PE do ta refuzojë propozimin e Komisionit javën e ardhshme.”, ka shkruar ajo në platformën X./21Media
Again, Vucic proves to have zero intentions to advance relations with Kosovo.
After these events, it would be even more absurd for him to be de facto rewarded by EU visa lib for Serbian passports issued in Kosovo.
I hope the EP will reject the Commission proposal next week. https://t.co/aPDqhfuTdo
— Tineke Strik (@Tineke_Strik) April 18, 2024