Peci: Me arrestimin e Jankoviq, Serbia ka bërë një autogol të madh

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emsionin “Click” në RTV21 vlerësoi se me arrestimin e zëvendësdrejtorit të policisë së Kosovës, Jankoviq Serbia ka bërë një autogol të madh.

Më tej ai tha se përgjatë një muaji ose edhe më shumë Kosova mund të ketë problem me Serbinë.

“do të mund të kemi situatë të tensionuar me Serbinë , por ndoshta dhe më ttutje, ne kemi edhe një problem tjetër se në qershor kemi zgjedhjet në BE , edhe pas kësaj disi edhe pika e menaxxhimit të konfiliketve që është zyra e Borrell dhe Lajçak nuk do të jenë më në funskion e mandaj do të hyjmë në një fazë të re./21Media

Back to top button