“Europe Defender 23” Kurti: Bashkimi bën fuqinë

(Lajm i përditësuar)

Ceremonia e fillimit të stërvitjes “Defender Europe 2023” fillojë me antonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, nga orkestra frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij, tha se “Defender Erupe 2023” është ngjarja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

Kurti tha se Kosova është e nderuar pasi që për herë të dytë është vend nikoqir i ushtrimit që shtrihet nga zona e Mesdheut e deri në kufijtë lindor.

“Mbi 1 mijë e 300 ushtarakë do të ekzekutojnë detyra në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe atyre partnere të SHBA-së”, tha kryeministri.

Ai u shpreh se FSK në këtë ushtrim, radhitet e katërta në mesin e 25 ushtrive pjesëmarrëse sa i përket numrit të personelit të angazhuar.

Kurti tha se kjo është dëshmi e vullnetit për ndërtim të kapaciteteve të mbrojtjes dhe përkushtimit të palëkundur për të qenë pjesë e sistemit të përbashkët të mbrojtjes së vendeve që përqafojnë e përfaqësojnë vlerat demokratike.

Ai tha se siguria e Evropës është interes jetik i Kosovës.

Sidoqoftë, kryeministri tha se edhe motoja “bashkë më të fortë” është vetëm një variacion i thënies së famshme të Skënderbeut se “Bashkimi bën fuqinë”.

Osmani: “Defender Europe”, ushtrim historik për FSK-në, kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në ceremoninë e fillimit të ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe” në Prishtinë, duke iu thënë së pari ushtarëve të FSK-së “ju jeni gardianë të paqes”.

“Forca jonë nuk qëndron vetëm në fuqinë e armëve tona, por në lidhjet që krijojmë, në aleancat që ne i ndërtojmë dhe në vlerat e përbashkëta që çdo ditë po i kultivojmë. Së bashku ne jemi më të fortë kundrejt forcave që kërkojnë të na ndajnë”, tha Osmani.

Osmani tha se objektivi kryesor i ushtrimit “Defender Europe ’23” është “që ta shfaqë aftësinë ushtarake dhe luftarake të Shteteve të Bashkuara dhe forcave aleateve kundër agresorëve të mundshëm dhe për t’i siguruar aleatët dhe partnerët evropianë se kontinenti është i sigurt nga sulmet e mundshme”.

“Ky ushtrim është historik në shumë aspekte, veçanërisht për ushtrinë më të re në kontinentin evropian, për Forcën tonë të Sigurisë”, tha ajo.

Nis ceremonia e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe ’23”

Me intonimin e himnit të Kosovës ka nisur ceremonia e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe ’23”.

Në këtë ceremoni do të parakalojnë 13 ushtri ndërkombëtare.

Pjesëmarrës në këtë organizim janë krerë të lartë shtetërorë e institutcionalë, në mesin e tyre edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

FSK-ja prezantohet në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 23”

Në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë pritet që zyrtarisht të bëhet hapja e “Defender Europe” 23.

Forcat e Sigurisë së Kosovës tashmë kanë vendosur pajisjet ushtarake, ku qytetarët mund të shohin nga afër këto pajisje.

Theksojmë se, nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, Defender Europe ’23, me ç’rast do të validohem kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere.
Në Kosovë sot nis ceremonia e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”

Qytetarët e Kosovës, sot do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23” do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

Back to top button