Evakuimet nga Mariupol do të fillojnë në mesditë
Nëse gjithçka shkon sipas planit, këtë mesditë më shumë evakuime do të zhvillohen nga Mariupol.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andriushchenko
”Sot në orën 11:00 (lokale), evakuimi i banorëve të Mariupolit për në Zaporizhzhia do të fillojë nga qendra tregtare ‘Port City. Nisja e kolonës është planifikuar në orën 12:00 në itinerarin: Mariupol-Manhush-Berdiansk-Tokmak-Orikhiv-Zaporizhzhia”, tha ai.
Ky i fundit shtoi se automjetet private mund t’i bashkohen rrugës, por vetëm gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të mund të hipin në autobus.
Zyrtarët kanë thënë se 100,000 civilë ende kërkojnë evakuim nga qyteti, i cili është goditur nga bombardimet ruse me javë të tëra. Udhëheqësit ukrainas i kanë bërë thirrje palës ruse që të garantojë kalim të sigurt për civilët, por disa përpjekje të mëparshme evakuimi kanë dështuar për shkak të granatimeve dhe rrezikut në rrugë./21Media