Evakuohen edhe shtetasit e fundit të Maqedonisë nga Afganistani
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale informoi se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut evakuohen në mënyrë të sigurt nga Afganistani.
“39 nga qytetarët tanë janë në Swindon, Britani e Madhe dhe kthehen sonte për Shkup, ndërsa në Oslo, Norvegji janë 7 qytetarë tanë nga ku pas disa ditësh karantinë, sipas rregullave epidemiologjike të vendeve, ata do të dërgohen në shtëpi; 27 qytetarë tanë janë në bazën ushtarake amerikane në Doha, Katar, dhe po bëhen përpjekje shtesë si me autoritetet e Katarit ashtu edhe me administratën amerikane për t’i referuar ata në Shkup sa më shpejt të jetë e mundur. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh mirënjohjen për aleatët dhe përfaqësuesit e tyre në Kabul, të cilët kanë bërë përpjekje të mëdha për evakuimin e sigurt të qytetarëve të gjetur në Afganistan”, bëri të ditur Osmani./TV21