Aktorja e njohur shfaqet duke t’holluar petë

Ajo është ndër aktoret e njohura turke, e cila me rolet e saj ka bërë për vete fansa të shumtë në mbarë botën. Fjala është për aktoren Sedef Avci, e cila te publiku shqiptar njihet për rolin e “Baharit” nga seriali “Ezel”, shkruan rtv21.tv
Krahas angazhimeve në karrierë, artistja aktive po qëndron edhe në rrjete sociale, ku po publikon pamje të shumta nga përditshmëria e saj.
E kur jemi te rrjetet sociale, sot Sedef publikoi një imazh jo siç jemi mësuar ta shohim çdoherë. Në fotografinë e publikuar në instagram për 1 milion e 300 mijë ndjekësit e saj, aktorja shihet, siç themi ne shqiptarët: duke t’holluar petë.
“Sa me mire qe mundemi ..”, shkroi aktorja në gjuhën turke krahas fotografisë.

Sedef Avci, e lindur më 22 janar 1982 është modele dhe aktore e njohur turke. Ajo ka përfaqësuar Turqinë në Miss Universe në vitin 2001. Disa nga rolet e saj ndër vite janë: “Kardem” (Hayattan Korkma, 2008), “Esra” (Romantik Komedi, 2009, 2013), “Pinar” (Ask Olsun, 2015), “Menekse” (Menekse ile Halil, 2007-2008), “Bahar” (2009-2010), “Begum” (Bedel, 2015), “Zeynep” (Payitaht: Abdülhamid, 2019), etj./21Media
FC Kenan Argentina. on Twitter: "#Ezel #kenanimirzalıoğlu ❤️❤️❤️❤️❤️👼🏼👼🏻 #ComunidadKaradayi #Karadayi https://t.co/bEXRJHZRCB"
Sedef Avcı (Bahar Tezcan) e Kenan İmirzalıoğlu (Ezel). | Flickr
Barış Falay confessed Kenan İmirazlıoğlu in the Ezel series!

Back to top button