Evertoni i fortë për Cityn, Fulhami ia thellon krizën Southamptonit

Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 18 të Premier Ligës angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City ka barazuar 1:1 me skuadrën e Evertonit.
Kampioni anglez nuk arriti të arkëtojë më shumë se një pikë nga ky duel, kështu duke e mbyllur vitin 2022 në vendin e dytë dhe me barazim.
Po ashtu, me barazim vitin 2022 e mbyll edhe skuadra e Newcastle, e cila barazoi pa gola me Leeds United.
Ndërkaq, fitore sot regjistruan Fulhami dhe Crystal Palace, ku ky i fundit e mposhti Bournemouthin me rezultat solid 2:0, kurse Fulhami shënoi fitore 2:1 kundër Southamptonit.
Rezultatet finale të ndeshjeve që përfunduan në Premier Ligë i gjeni më poshtë.
Bournemouth 0:2 Crystal Palace
Fulham 2:1 Southampton
Manchester City 1:1 Everton
Newcastle United 0:0 Leeds United.

Back to top button