Osmani bashkë me Sveçlën vizitojnë pikën kufitare në Bërnjak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka qëndruar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ka vizituar gjithashtu edhe bazën policore në Jasenovik dhe kampin Belvedere.
Ajo këtë vizitë e ka realizuar bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, derisa kanë falënderuar policët për shërbimin dhe mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe qytetarëve pa dallim.
Osmani u ka ndarë atyre Medaljen Presidenciale për Siguri si shenjë vlerësimi për punën e bërë.
“Në prag të ndërrimit të motmoteve, vizituam policët tanë në pikën kufitare në Bërnjak, bazat policore në Jasenovik e Bërnjak si dhe në kampin ‘Belvedere’. Së bashku me Ministrin Sveçla, i falenderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Poashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”, ka shkruar Osmani
Kjo vizitë e presidentes Osmani në Bërnjak vjen vetëm një ditë pas largimit të barrikadave dhe rikthimit në punë të kësaj pike kufitare dhe asaj në Jarinje të cilat ishin jashtë funksionit./21Media

Back to top button