Kaloni te përmbajtja kryesore

Evropiani në Prishtinë, Polonia fiton me kthim të madh në rezultat

Polonia ka shënuar fitore të thellë ndaj Izraelit, të shtunën në ditën e parë të Evropianit U19 në Prishtinë.

Polaket e reja fituan me rezultat 37:21. Por Polonia te fitorja arriti vetëm në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë lojtaret e Izraelit shfaqën më shumë dhe ishin vazhdimisht në epërsi.

Situata ndryshoi në pjesën e dytë të cilën e dominoi plotësisht Polonia.

Ndeshja i takoi Grupit B.

Sot ka filluar Kampionati Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet që do mbahet deri më 16 korrik në Prishtinë.

Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, ndërsa Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka bërë të gjitha përgatitjet që Evropiani të ketë rrjedhën e duhur.

Marrin pjesë hendbolliste nga nëntë ekipe kombëtare. Kombëtaret janë të ndara në dy grupe./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button