Partitë opozitare kritikohen për “opozitarizëm të butë”

Subjektet politike në opozitë e kanë vlerësuar të qëndrueshëm nivelin e bashkpëunimit ndërmjet tyre. Por, njohës të rrethanave politike thonë se ka mungesë të një konsensusi mes partive opzitare. Sipas tyre, opozitës i mungojnë kritikat karshi qeverisë.

Përfaqësues të opozitës në vend thonë se opozitës nuk i mungon prirja për të bashkëpunuar dhe për të krijuar, sic u tha, një front të përbashkët opozitar. Faton Abdullahu nga partia opozitare, PDK, thotë se, përvec opozitës së bashkuar, duhët të ketë një bashkëpunim edhe me shoqerinë civilë, sic tha, për të dalë nga kriza aktuale politike.

“Edhe po të na mungonte prirja për të qenë bashkë, për t’i bashkërendu veprimet, për të krijuar një lloj fronti të përbashkët. Edhe po të na mungonte kjo prirje, ne nuk mund të ishim të përqarë sepse e keqja të cilën po e bën kjo qeveri është ajo që detyrimisht do të na shtyejë të bashkërendohemi për të vepruar me efikasitet, për ta ndëshkuar këtë qeveri dhe për të ardhur deri te ajo rrethanë që duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Sot në Kosovë, pro amerikanizmi, anti korrupsioni, përpjekja për ta ndalë migrimin e qytetarëve të Kosovës, përpjekja për ta ndrequr kualitetin e jetës qytetarëve; këto vlera jnaë opozitë, këto vlera nuk janë në në institucionet e vendit.”, tha Abdullahu,

Por, politologu Albinot Maloku, thotë se ka mungesë uniteti në kampin opozitar. Sipas tij, edhe pse qeveria aktuale ka një sërë ngecjesh në qeverisje, opozita nuk është në gjendje që ta përmisojë dhe kundërshtojë partinë në pushtet.

“Opozita në Kosovë është mjaftë e përhumbur në strategjinë e saj. Kjo ka rrjedhë si pasojë e impotencës prej 3 viteve që e ka pasë tanimë prej ardhjes në pushtet të kryeministrit Kurti dhe tani po provin të gjitha metodat që të tregohet aktive. Kam përshtypjen që nuk është audienca duke u bindur se alternativat e ofruara janë ato të cilat i duhen rrethanave politike të cilat ndodhet Kosova. Partia në pushtet ka një komoditet të mjaftueshëm që asnjëra prej qeverive të mëparshme nuk e ka pasë këtë komoditet sic e ka kjo. Në kushte normale do të duhej të ishte e ndërgjegjshme për këtë pozicion dhe ta ruante maksimalisht raportin e saj. Propozimet kanë qenë që të ketë një reformë afrimative brenda qeverisë për arsye se përjashto cështjen e dialogut dhe të veriut, në të gjitha sektoret qeveria e Kosovës është në ngecje. Vërejtjet dhe kritikat ndaj saj do të duhej të ishin shumë më agresive.”, deklaroi Maloku,

Partia opozitare, AAK  doli me idenë e mocionit të mosbesimit qysh në fillim të qershorit, duke e cilësuar atë si zgjidhje të duhur për të dalë nga kriza politike. Gjithashtu, parita tjetër në opozitë, LDK,   paralajmëroi idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët, për t’iu kundërvënë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historikë. Por, pavarësisht qëllimit të njëjtë të opozitës, ata nuk kanë mundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ta kundërshtuar qeverinë Kurti./21Media

Back to top button