Exit Poll-et thonë se fitoi pa balotazh, reagon Aliu

 
Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu ka reaguar pasi nga Exit Poll-et është renditur si fitues pa balotazh.
“Faleminderit, Ferizaj”, ka shkruar Agim Aliu në Facebook.
Ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare.
Kandidatët në garën për komunën e Ferizajt: Agim Aliu nga PDK, Arben Halili nga AAK, Sibel Halimi nga LDK, dhe Valon Ramadani nga LVV./21Media

Back to top button