Exit Poll: Komunat që shkojnë në balotazh

Sipas parashikimeve të Exit Polleve komunat që do të shkojnë në balotazh janë Prishtina VV-LDK, Kaçaniku shkon në balotazh ndërmjet VV-së dhe PDK-së. Parashihet se edhe Gjakova do të shkojë në balotazh në garë do të jenë Ardian Gjini dhe Mimoza Kusari -Lila. Për Gjilanin do të garojnë përsëri Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni. Në balotazh parashihet të shkojë edhe komuna e Vushtrrisë ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.
Në Prizren parashihet të shkojë në balotazh VV-ja dhe PDK-ja. Edhe Rahoveci shkon edhe për një raund të dytë ndërmjet VV-së dhe AAK-së. Edhe Podujeva shkon në balotazh ndërmjet VV-së dhe LDK-së.
Vitia është komuna tjetër që parashihet të shkojë në balotozh VV-LDK. Po ashtu edhe Malisheva do të shkojë në balotazh ndërmjet NISMA-s dhe VV-ja.
Në Klinë shkon AAK-LDK, në Kamenicë PSD dhe VV. Në Istog LDK dhe AAK shkon në balotazh.
Këto janë të dhënat nga Tomor Çelaj të prezantuara në KlanKosova. Rezultatet preliminare zyrtare nga KQZ pritet të publikohen sonte.
Ndërsa sipas Exit Polleve 11 komuna kanë fituar pa balotazh./21Media

Back to top button