​Fabinho, largimi i radhës nga Liverpooli

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Liverpooli dhe Al Ittihad janë shumë afër që ta mbyllin marrëveshjen për Fabinhon.

Marrëveshja mes dy klubeve është shumë afër që të kompletohet, ndërsa Liverpooli është ende i kujdesshëm pasi që dokumentet duhet të kontrollohen para se të nënshkruhen.

Fabinho do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore së shpejti nëse gjithçka shkon sipas planit.

Al Ittihad ka rënë dakord me Fabinhon në kushtet personale për një marrëveshje tre vjeçare.

Back to top button