Fabio Vieria i bashkohet Arsenalit

Mesfushori 22-vjeçar, Fabio Vieira po përgatitet për një sfidë të re në Emirates Stadium.
Nënshkrimi i ri i Arsenalit, i ka kushtuar një mesazh prekës Portos, teksa i thotë lamtumirën klubit të fëmijërisë pas kalimit në Premier League.
Vieira arriti një transferim prej 30 milionë funtesh në Emirates Stadium të martën, duke i dhënë fund spekulimeve javësh për të ardhmen e tij.
Por ndërsa është i kënaqur që ka përfunduar marrëveshjen, ai largohet me zemër të lënduar nga Porto pas 15 vjetësh.
“Koha ime në këtë klub të madh ka marrë fund. Pesëmbëdhjetë vjet pikërisht si Dragao”, shpjegoi lojtari në Instagram./21Media

Back to top button