Shkolla në cilën u vranë 19 nxënës, do të prishet
Shkolla fillore Robb në Uvalde, Teksas – ku një person i armatosur vrau 19 nxënës dhe dy mësues – do të shkatërrohet, ka thënë kryebashkiaku i qytetit.
Don McLaughlin tha kështu të martën në një takim të tensionuar dhe emocional të këshillit me banorët që kërkonin përgjigje për të shtënat.
Ai nuk tha se kur do të prishet shkolla.
“Kam pasur këtë diskutim me mbikëqyrësin – është se shkolla do të shkatërrohet. Asnjëherë nuk mund t’i kërkoni një fëmije të kthehet ose mësuesit të kthehet në atë shkollë”, tha McLaughlin.
Robb Elementary ka afro 600 nxënës në klasat e dyta, të treta dhe të katërta.
Presidenti amerikan Joe Biden kishte propozuar si mundësi rrëzimin e shkollës, tha senatori shtetëror Roland Gutierrez.
Robb Elementary nuk do të jetë shkolla e parë që do të shkatërrohet pas një sulmi masiv.
Shkolla fillore Sandy Hook në Newtown, Connecticut, u shkatërrua pasi 20 nxënës të moshës gjashtë dhe shtatë vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit u qëlluan në vitin 2012.
Një shkollë e re u ndërtua në të njëjtën tokë./21Media