Facebook: Bie numri i përditshëm i përdoruesve
Gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook ka parë rënien e përdoruesve për herë të parë në historinë e tij.
Sipas të dhënave të kompanisë, numri ka rënë dukshëm për 1,929 miliardë në tre muajt e fundit deri në dhjetor.
Firma gjithashtu ka paralajmëruar për ngadalësimin e rritjes së të ardhurave përballë konkurrencës nga rivalët si TikTok e Youtube.
Aksionet e Metës kanë rënë për 29%. Por jo vetëm në këtë kompani, aksionet kanë rënë dukshëm edhe në Twitter, Snapchat e Pinterest.
Mark Zuckerberg tha se rritja e shitjeve të firmës ishte dëmtuar pasi audienca, veçanërisht përdoruesit e rinj, janë larguar për rivalët./21Media