Policia e Kosovës arreston një kameraman në detyrë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një kameraman të një agjencie të lajmeve.
Pas arrestimit ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK), teksa ka dënuar arrestimin dhe ka kërkuar lirimin e mënjehershem të Albion Selitaj.
AGK-ja ka bërë të ditur kameramani u arrestua gjatë detyrës.
“Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kamermanin e agjenicsë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrëm e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”. AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla./21Media 

Back to top button