Facebook ndryshon emrin në “Meta”

Gjiganti i rrjeteve sociale, zyrtarisht nga “Facebook” në “Meta”.
Mark Zuckerberg ka bërë të ditur se është ndryshuar emri i korporatës në “Meta”dhe  po ashtu do të ketë edhe një logo të re, një “M” në ngjyrë të kaltër.
Ndryshimi nuk zbatohet për platformat individuale, si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm te kompania mëmë që i zotëron ato.
Kjo lëvizje vjen pas një sërë historish negative për gjigandin Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.
Zuckerberg ka njoftuar për emrin e ri, derisa ka zbuluar planet për të ndërtuar një “metaverse” – një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufje VR./21Media

Back to top button