Vajza e së moshuarës: Nëna ju paska krejt juve

Dhjetra qytetarë sot protestuan në Gjakovë kundër dhunës ndaj të moshuarës së keqtrajtuar në Pejë.
Protesta e cila u organizua nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 1998-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovare nisi nga lapidari “Shokët e Lirisë”.
Vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura, tha se shpreson për drejtësi lidhur me rastin. Ajo po ashtu kërkoi drejtësi e vetësijësim të institucioneve që të mos ketë më raste të tilla.
“Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, sa pashë sot, nëna ju paska krejt juve”, tha Nura.
Kujtojmë se tri infermiereve të arrestuara për dhunën ndaj së moshuarës iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh të enjten./21Media


Back to top button