Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Gjeneral, Fadil Hadërgjonaj është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“‘Bjeshka’ siç e thërrasin shokët e luftës, është një prej figurave më të shquara e të njohura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Fadili shkollimin e kreu në vitin 1989, në Akademinë Ushtarake të ish APJ-së, në drejtimin ‘Mbrojtja e Hapësirës Ajrore’, për të vazhduar më pas në Shkollën Komando Shtabore në vitin 2008. Ndërsa vazhdoi në Akademinë për Mbrojtje në Britaninë e Madhe gjatë viteve 2011 – 2015. Në vitin 2018 magjistroi në Shkencat e Sigurisë në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në njoftimin në Facebook.
Kreu i LDK-së ka thënë se Fadil Hadërgjonaj për kontributin dhe shërbimin e tij të jashtëzakonshëm në karrierë morri medaljen e shërbimit dhe medaljen e karrierës nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.