Hoti: Komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka reaguar lidhur me qasjen e Qeverisë Kurti kundrejt sindikatave të punëtorëve.

Hoti ka  kritikuar qasjen e qeverisjes Kurti kundrejt klasës punëtore, përkatësisht sindikatave.

“Slogani ‘Drejtësi dhe punësim’ ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin”, ka shkruar Hoti ndër tjera në Facebook.

Back to top button