Fakete Kadiu emërohet u.d së kryeshefes ekzekutive në Postë

 

Fakete Kadiu është emëruar ushtruese e detyrës së kryeshefes ekzekutive në Postën e Kosovës.

Kjo është vendosur në takimin e jashtëzakonshëm të Bordit të Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës, të mbajtur sot.

“Deri tek caktimi i U.D KE znj. Fakete Kadiu, ka ardh si rezultat i dorëheqës së djeshme të parevokueshme të ish u.d. kryeshefit ekzekutiv, z. Rafet Jashari. Znj. Fakete Kadiu, i urojmë suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re!”, thuhet në njoftimin e Postës.

Rafet Jashari ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e kryeshefit të Postës së Kosovës që e ushtronte që nga data 3 qershor.
Jashari u emërua pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit, në kohën e të cilët u hapën konkurset për avancime./21Media
 

Back to top button