“Faktet e reja për krimet serbe e bëjnë të pashmangshëm krijimin e një Tribunali për gjenocidin serb në Kosovë”

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, vlerëson se publikimi i fakteve përmes dokumenteve zyrtare të shtetit serb lidhur me rastin e zhdukjes së një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të shquar politik të Kosovës, profesor Ukshin Hotit, tregon qartë se në aparatin shtetëror serb gjendet jo vetëm origjina e krimeve të kryera në Kosovë, por edhe përpjekja për fshehjen e tyre.

Ismaili ka thënë se ky rast, si dhe mijëra raste të tjera të masakrave, dhunimeve, e vrasjeve të civilëve nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë, të cilat nuk janë trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, ndërsa janë fshehur me qëllim nga shteti serb, e bën të pashmangshëm krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë, një iniciativë kjo që ka kohë që është ndërmarrë nga Kryetari i PDK, Kadri Veseli.

Back to top button