Fakulteti i Edukimit nga tetori me platformën e mësimit online

Në korrik bëhet trajnimi i mësimdhënësve

Fakulteti i Edukimit- Universiteti I Prishtinës (FE-UP) dhe Bit Kosova, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit.

Në kuadër të kësaj marrëveshje Bit Kosova do të mbështes implementim e platformës së mësimit online në procesin e mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit, duke përfshirë konfigurimin e platformës së mësimit online për FE-UP me të gjitha modulet e nevojshme për procesin e mësimdhënies si dhe ngritjen profesionale të mësimdhënësve të FE-UP-së për shfrytëzimin e platformës së mësimit online.

Trajnimi i mësimdhënësve të FE-UP planifikohet të realizohet gjatë muajit korrik për të filluar me pilotimin e platformës së mësimit online nga muaji retor me fillimin e vitit të ri akademik.

Zbatimi i platformës online do të përmirësojë cilësinë e  procesit të mësimdhënies dhe nxënies duke ofruar fleksibilitet dhe qasje në materiale dhe burime tjera mësimore  për studentët./21Media

Back to top button