Falsifikuan dokumentet, arrestohen tre persona në aeroport  

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “Adem Jashari”.
Gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, Policia ka hasur në tre persona të dyshuar, për falsifikim të dokumenteve, leje qëndrim, vizë dhe pasaportë janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare.
Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet,
ndërsa tre personat e dyshuar pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për procedura të  mëtejme hetimore.
Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare./21Media 

Back to top button