Familja afgane shet vajzën për 500 dollarë
Një familje afgane është detyruar ta shesë vajzën e tyre të vogël për 500 dollarë, për shkak të krizës së urisë që ka kapluar Afganistanin.
“Fëmijët e tjerë ishin duke vdekur nga uria, andaj, u detyruam ta shisnim vajzën time. Si të mos jem e mërzitur ajo është fëmija im”, ka thënë nëna e vajzës.
“Ne jemi të uritur. Për momentin ne nuk kemi as miell e as vaj në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se si do të jetë e ardhmja e saj. Unë nuk e di se si do të ndihet për këtë, por më duhej ta bëja”, ka thënë babai i vajzës.
Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë, me një përkeqësim të mprehtë të situatës që kur talebanët morën pushtetin në gusht, transmeton rtv21.tv.
Fondet ndërkombëtare që mbështetën ekonominë e brishtë të vendit janë ndalur ndërsa bota debaton se si të merret me regjimin taleban.
Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të ashpër se miliona njerëz do të vdesin nëse ndihma urgjente nuk arrin së shpejti në vend./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?