Familja e 28 vjeçares nga Vushtrria: Ju lutemi deri në qiell vaksinohuni

Familja Selaci, që humbën bijën e tyre 28 vjeçare nga COVID-19, ka falënderuar të gjithë qytetarët për ngushëllimet.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, kjo familje ka thënë se falë besimit në Zot dhe përkrahjen e qytetarëve, po e kalojnë më lehtë këtë humbje.
Ata kanë bërë thirrje që qytetarët të kujdesen për vete në këtë kohë pandemi, duke u vaksinuar.
“Vdekja e saj le të shërbej për gjithë neve si mesazh vetëdijesimi për respektimin e masave mbrojtëse nga ky virus. Ju lutemi, kujdesuni për veten tuaj dhe për gjithë ata që ju rrethojnë. Ajo çfarë kemi parë e përjetuar në këto javë, është vetë tmerri. Ju lutem, ju lutem deri në qiell, mos e neglizhoni këtë gjendje, mos e nënçmoni këtë pandemi”, thuhet në postimin e tyre.
Ndryshe, Liberta Selaci ndërroi jetë më 4 shtator pas infektimit me COVD-19. E ndjera punonte si grimere në Vushtrri./21Media
 

Back to top button