Familja e Shpat Kasapit hap të pamen

Familja e këngëtarit Shpat Kasapi i cili u nda nga jeta më 26 nëntor njofton se e pamja për të ndjerin do të mbahet tri ditë, nga sot deri më 3 dhjetor.

“Të nderuar miq familjar dhe dashamirë të muzikës dhe krijimtarisë së Shpatit.
Ju njoftojmë se e pamja për Shpatin do të mbahet nga sot me datë 1-2-3 Dhejtor 2025, në Restorant Dea në Çair nga ora 10:00 deri në 19:00.

Të qoftë dheu i leht Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë por FALEMINDERIT për atë që ishe🕊️Me respekt Familja Kasapi.”, thuhet në njoftimin.

Shpat Kasapi u varros më 30 nëntor në Tetovë./21Media

Back to top button