Familja Shala nga Rahoveci e fal gjakun e babait, Haradinaj publikon pamje

Sot dy familjet Shala nga Zaqishta e Rahovecit ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra- tjetrës.
Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës.
Në pajtimin e familjeve mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pas këtij akti u ka dhënë mirënjohje falënderimi familjarëve që falën gjakun.
”Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë”, ka thënë Haradinaj./21Media

Back to top button