Familja Zeqiri jeton nën frikën e gjarpërinjve!
Shtëpia e vjetër rrezikon jetën e katër fëmijëve!
Familja 6 anëtarëshe nga fshati Gllogovicë e komunës së Prishtinës jeton në kushtet të mjerueshme, në një shtëpi të huaj, pa kushte elementare për jetë. Përveç varfërisë kjo familje po përballet edhe me rrezikun nga gjarpërinjtë.
Në një hapësirë minimale për jetesë, kjo familje po përballet çdo ditë me skamjen dhe luftën për ekzistencë…Jetesa e kësaj familje u bë më e vështirë kur për shkak të kushteve të vështira ekonomike nga Prishtina erdhën në fshat. Fëmijët kanë ndërprerë shkollimin meqë udhëtimi nga fshati deri në Prishtinë afër 40 kilometra është i pamundur.
Përveç kushteve të vështira ekonomike, kryefamiljari Shefqeti u bëri ballë edhe 11 operacioneve të cilat kishin një kosto të kushtueshme. Edhe tash nuk ndihet mirë.
Kushtet në të cilat kjo familje jeton, nuk janë aspak të lehta në këtë shtëpi të vjetër mbi 70 vjeçare e cila është gjithmonë në rrezik që të shembet.. As gjumin kjo familje nuk arrinë ta bëjë të qetë pasi gjarpërinjtë rrezikojnë sidomos fëmijët. Kryefamiljarja Shkurta, rrëfen tmerrin e një nate kur gjarperi hyri në dhomën e fjetjes.
Por Shkurta ka problem edhe furnizimin me ujë. Ajo ka larg kroin afër 100 metra, kurse tash thotë ajo është me lehtë por dimri është i vështirë.
Kjo familja ka katër fëmijë, më të madhin 13 vjeç e më të voglin 7 vjeç. Fatkeqësisht për shkak të kushteve të vështira ekonomike, të gjithë mbeten larg bankave shkollore.
Dimri po afrohet e familja Zeiqri nuk di si do të dale në pranverë. Ajo pret ndihmën nga komuna e bamirësit tjerë që jeta e katër fëmijëve të përmirësohet sado pak. Qeveria thotë se ndihma sociale për familjet në asistencë kap shumën prej 60 deri në 180 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes./21Media