Osmani: Të mos ngriten lartë shpresat për viza…

Procesi i njohjeve për Kosovën,Osmani: Serbia vazhdon me një proces korruptivë dhe ilegal…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për RTV21 nga New York ku ndodhet për takime në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha se Serbia vazhdon me një proces korruptivë dhe ilegal të çnjohjeve.
“Serbia vazhdon me një proces korruptivë dhe ilegal që ata quajnë proces të çnjohjeve, ata e kanë bërë edhe sa ka qenë në fuqi marrëveshja e Washingtonit”, tha ndër tjera Osmani
Sipas Osmanit, Kosova ka hapur shumë dyer dhe ka hapur kontakte me shtetet jo njohëse.
Intervistën me Presidenten Osmani e zhvilloi korrespondenti ynë në New York Halil Mula.
Vjosa Osmani për takimin me Biden: Ai e shprehi përkushtimin e tij për Kosovën
Gjatë intervistës për RTV21 nga New Yorku, presidentja Vjosa Osmani tutje foli edhe për takimin që pati me Presidentin e SHBA-së, Biden.
Osmani tha se Biden përsëri shprehi, përkushtimin dhe mbështetjen e tij për Kosovën.
“Kisha rast te bisedoje me presidentin Biden, dhe natyrisht ai e shprehu përkushtimin dhe mbështetjen e madhe për Kosovën, mbështetje qe ka ekzistuar që nga vitet e 90-ta”, tha Osmani.
Osmani: Të mos ngriten lartë shpresat për viza…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se, nuk duhet ngritën lartë shpresat për viza. Lidhur me këtë proces, sipas saj, Kosova ka bërë punën e vet.
Osmani gjatë intervistës për RTV21 nga New York tha se ka marrë konfirmim edhe nga Macron për mbështetje, por sipas saj, duhet të jemi të kujdesshëm.
“Vendimi për liberalizim të vizave është te duart e shteteve anëtare veç e veç”, tha Osmani.
Osmani: Me nënshkrimin e marrëveshjes Beograd-Moskë, u dëshmua se Serbia nuk shkon rrugës pro BE-së
Gjatë kësaj interviste Osmani foli edhe për marrëveshjen Beograd-Moskë, që sipas saj kjo është dëshmi që Serbia nuk është pro rrugës për BE.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes Beograd-Moskë, u dëshmua se Serbia nuk shkon rrugës pro BE-së dhe u dëshmua se i shërben vetëm Putinit”, tha Osmani ndër tjera.
Vjosa Osmani: Ka përpjekje intensive që dialogu me Serbinë të fokusohet në një marrëveshje finale
Tutje Presidentja Osmani për RTV21 foli edhe për dialogun, që tha se ky proces do ketë fokusim në marrëveshje finale.
“Ka përpjekje intensive që dialogu me Serbinë të fokusohet në një marrëveshje finale dhe kjo besohet që është në të mirë të procesit”, tha Osmani.
Greva në arsim, Vjosa Osmani: Dëmi që po iu bëhet fëmijëve është i jashtëzakonshëm, i pariparueshëm
Nga New York Presidentja Osmani komentoi edhe grevën në arsim, duke thënë se “Dëmi që po iu bëhet fëmijëve është i jashtëzakonshëm, i pariparueshëm”.
Osmani bëri thirrje që të hapen shkollat, sepse nxënësit janë dëmtuar shumë. Sipas saj, greva është drejtë ligjore, “por e drjeta ligjore nuk është mbi të drejtën kushtetuese, e drejta në arsim është e drejt kushtetuese”. /21Media

Back to top button